Gjatë mbrëmjes së sotme vetura në të cilën gjendej lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pati një aksident në Shqipëri dhe raportohet se nuk pati të lënduar. Profesori i Universitetit të Prishtinës, Rrahman Pacarizi thotë se Kurti derisa të merret nën mbrojtjen e autoriteteve, nëse bëhet kryeministër, duhet të ruhet vetë.
Pas kësaj, analisti Rrahman Paçarizi ka deklaruar se Kurti dhe njerëzit të cilët e rrethojnë duhet të tregohen më të kujdesshëm, pasi çkado që i ndodhë atij, sipas Paçarizit, ka pasoja të rënda për vendin.
Tutje ai shtoi se Kurti është votuar nga 185 mijë qytetarë të Kosovës, prandaj secila situatë e këtillë, mund të shkaktojë keqkuptime e konspiracione të rrezikshme.
“Albin Kurti dhe njerezit qe e rrethojne duhet te tregohen me te kujdesshem, pasi ckado qe i ndodh ka pasoja te renda per vendin. Sigurisht qe pas zgjedhjea kryeminister, autoritetet perkatese e marrin ne dore sigurine e tij, por deri atehere duhet kujdes i shtuar dhe pergjegjesi me e madhe edhe e z. Kurti. Ai eshte i votuar nga 185 mije qytetare te Kosoves, prandaj secila situate e ketille, qofte edhe si kjo e sotmja qe fatmiresisht ka kaluar pa pasoja, mund te shkaktoje keqkuptime e konspiracione te rrezikshme”, ka shkruar profesori universitar, transmeton Gazeta Express.
Mediat në Shqipëri në mbrëmjen e sotme raportuar se vetura e Kurtit goditi një veturë të policisë së Shqipërisë.
Zyra për Media e Vetëvendosjes konfirmoi për Gazetën Express se aksidenti ka ndodhur por nuk pati të lënduar.
Kurti shkoi sot në Tiranë për ta festuar fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…