LAJME

Projekti 1 mld dollarë/ Rama i “fal” Sazanin dhe Zvërnecin për resorte dhëndrit të Trump

Një lajm i bujshëm vjen nga media amerikane, “Bloomberg”, e cilat raporton se kompania “Affinity Partners” e Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump, planifikon mbi 1 miliard dollarë investimesh pronash në Ballkan, duke përfshirë një eko-resort luksoz në ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec. Gjithashtu, në Serbi, firma synon të rizhvillojë blloqet historike të Beogradit në një hotel dhe rezidenca luksoze.

Këto projekte do të financohen me investime të rëndësishme të Lindjes së Mesme, duke përfshirë 2 miliardë dollarë nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite.

Sipas agjencisë Bloomberg, ndërmjetësuesi për këtë projekt ka qenë Richard Grenell, ish-ambasador i SHBA në Gjermani dhe ish i dërguari i posaçëm për Ballkanin dhe dialogun Kosovë-Serbi. Verën e kaluar, Grenell shoqëroi Jared Kushner dhe gruan e tij, Ivanka Trump gjatë pushimeve disaditore në jug të Shqipërisë.

Në artikullin e publikuar nuk bëhet me dije se mbi çfarë marrëveshjeje, procedure prokurimi apo kontrate do të zhvillohen këto projekte, të cilat janë në pronë publike në Shqipëri dhe të mbrojtura nga legjislacioni mjedisor.

Ky investim duket se nxjerr zbuluar edhe mazhorancën që kërkoi me ngulm ndryshimin e ligjit për Zonat e Mbrojtura, që i hapte rrugë ndërtimeve dhe betonizimit të këtyre zonave, pavarësisht kundërshtimeve nga Brukseli.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Provokon sërish Irani, lëshon raketë balistike në drejtim të Turqisë, ministria e Mbrojtjes: U neutralizua nga NATO

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë njoftoi se një raketë balistike e lëshuar nga Irani…

23 minuta ago
  • BOTA

Katër anëtarë të ekuipazhit të avionit amerikan u vranë

Një avion amerikan “KC-135” që përdoret për furnizim me karburant është rrëzuar në Irakun perëndimor.…

32 minuta ago
  • KRYESORE

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars se Serbia ka blerë raketa balistike…

3 orë ago
  • BREAKING NEWS

Amerikanët: Humbëm një aeroplan në Irak. Operacioni i shpëtimit është duke u zhvilluar

Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ngritja e çmimeve: Shtrenjtohen edhe vitrat e BIK-ut

Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Skandal në Kishën Ortodokse Serbe/ Kryepeshkopi Porfirije Periq akuzohet për abuzime dhe presion psikologjik ndaj punonjësit të Kishës

Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…

16 orë ago