BOTA

Prokurorët amerikanë e suedezë po hulumtojnë një ankesë për ryshfet ku përmendet djali i Erdoganit

Autoritetet kundër korrupsionit në Shtetet e Bashkuara dhe në Suedi janë duke shqyrtuar një ankesë ku pretendohet se një degë suedeze e një kompania amerikane ishte zotuar se do të paguante dhjetëra miliona dollarë ryshfet, nëse një djalë i presidentit turk, Rexhep Erdogan, do ta ndihmonte për të siguruar një pozitë mbizotëruese në tregun e vendit.

Hollësitë e planit të propozuar janë paraqitur në komunikimin dhe në dokumentet e biznesit që janë parë nga agjencia “Reuters” si dhe nga një person i afërt me çështjen. Agjencia “Reuters” i ka publikuar për herë të parë këtë plan dhe hetimet preliminare për të.

Përfundimisht, asnjë ryshfet nuk është dhënë, sipas ankesës së dorëzuar tek autoritetet nga një individ dhe të rishikuar nga agjencia “Reuters”. Në të vërtetë, kompania suedeze “Dignita Systems AB” befas hoqi dorë nga projekti në fund të vitit të kaluar, sipas dy personave të afërt me çështjen dhe sipas komunikimeve të kompanisë që i ka parë agjencia “Reuters”.

Pronari amerikan i kompanisë “Dignita” konfirmoi për agjencinë “Reuters” se projekti kishte rënë, duke thënë se ishte marrë vesh për “sjellje potencialisht shqetësuese” në Turqi dhe se disa personave të përfshirë u është ndërprerë puna.

Plani i kompanisë, sipas ankesës, ishte që administrata e presidentit turk, Rexhep Erdogan, të miratonte rregullore që do t’i shtonin shitjet e produktit të kompanisë “Dignita”: pajisje që e bllokojnë ndezjen e veturës, kur drejtuesi është i dehur.

Në këmbim të dhjetë vjetëve të ekskluzivitetit tregtar për shitjen e produketeve të veta, kompania “Dignita” ishte zotuar se do të paguante dhjetëra miliona dollarë për kosto lobuese, përmes një kompania joaktive, për dy institucione në të cilat Bilal Erdogani, djali i presidentit, është anëtar bordi, thuhet në ankesë.

Edhe pse përpjekjes i ishte dhënë fund në shtator, ajo ofron pamje të rrallë për atë se si një investitor e kishte cilësuar Bilal Erdoganin si person kyç për të siguruar qasje të presidenti Erdogan, i cili më 28 maj fitoi një mandat të ri 5-vjeçar në krye të shtetit.

Shefi ekzekutiv i kompanisë “Dignita”, Anders Eriksson, i tha agjencisë “Reuters” se nuk mund të diskutonte për skemën e pretenduar, sepse ai ishte afër largimit nga kompania dhe se kishte marrëveshje konfidencialiteti.

Përmes një avokati, Bilal Erdogani tha se pretendimet se ai kishte bashkëpunuar me kompaninë “Dignita” “janë tërësisht jokorrekte”. “Është një rrjetë gënjeshtrash”, shtoi avokati. Një zyrtar i lartë i drejtorisë së komunikimit në presidencën turke refuzoi që të jepte koment për këtë artikull.

Pas pranimit të ankesës në prill, Departamenti i Drejtësisë i ShBA-së dhe prokurorët suedezë angazhuan një agjent special dhe një inspektor hetues për të zhvilluar hetime preliminare dhe për të përcaktuar nëse ishte shkelur ndonjë dispozitë e ligjeve amerikane e suedeze kundër ryshfetit, sipas përgjigjeve zyrtare që i ka parë agjencia “Reuters”. Hetimet preliminare mund të mos çojnë në hetime formale ose ngritje të akuzave.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Hajnat e druve me traktor në Podujevë godasin veturën e policisë, lëndohen katër zyrtar

Policia njofton se të shtunën në Pollatë të Podujevës janë arrestuar tre të dyshuar, të…

2 orë ago
  • KRYESORE

Zelensky: Rusia i dha Iranit Shahede me të cilat sulmoi bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha CNN se Rusia furnizoi Iranin me dronë që më…

11 orë ago
  • KRYESORE

Pse SHBA-të e kanë vënë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Presidenti Donald Trump ka thënë se ushtria amerikane ka bombarduar një ishull të vogël pranë…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Protesta për Ligjin për të Huajt, bllokohet rruga në Jarinje në anën e Serbisë

Pjesa e rrugës në anën e Serbisë që çon në kalimin kufitar në Jarinje është…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Sa kërcënuese janë raketat supersonike CM-400 që Serbia bleu nga Kina?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar të mërkurën (12 mars 2026) se vendi i…

19 orë ago
  • KRYESORE

Petkovic del në media për Ligjin e Kosovës për të Huajt: S’po integrohemi në sistemin e tyre e as s’po e njohim pavarësinë

Kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, ka reaguar…

19 orë ago