KRYESORE

Prokurori: Thaçi erdhi fshehurazi dhe mohoi shumëçka për rolin e tij në luftë, çfarë donte të fshihte?

Në gjykimin e nisur në Hagë kundër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, Prokurori i Specializuar ka piketuar Thaçin në deklaratën e tij hyrëse.

Sipas prokurorit Alex Whiting, Thaçi në disa intervista para ZPS-së në Hagë kishte mohuar shumëçka lidhur me rolin e tij në luftë dhe rolin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

“Gjatë hetimit të kësaj çështjeje, Hashim Thaçi erdhi disa herë fshehurazi në Hagë për t’ju dhënë prokurorëve intervistë të zgjatur dhe të video-incizuar. Gjatë këtyre intervistave, mes një sërë pranimesh të rëndësishme, ai mohoi shumëçka lidhur me rolin e tij gjatë luftës dhe lidhur me rolin e Shtabit të Përgjithshëm. Për shembull, z. Thaçi pretendoi se Shtabi i Përgjithshëm nuk kishte asnjë funksion deri në nëntor të ’98-ës dhe edhe pas kësaj date, ekzistonte vetëm në letër”, tha ai.

Whiting tha se provat e tyre do ta dëshmojnë se Thaçi kishte gënjyer dhe ndryshuar deklaratat e tij.

“Provat që do të paraqiten në këtë gjykim, të nderuar gjykatës, do të tregojnë se këto pretendime ishin të rreme. Ato bien ndesh edhe me vetë deklaratat që z. Thaçi i ka dhënë herë të tjera, me deklaratat që kanë dhënë disa prej të akuzuarve dhe nga provat e shumta që do të paraqiten në këtë gjykim”, tha ai.

“Ndërkohë që do të dëgjoni provat e paraqitura gjatë këtij gjykimi, të nderuar gjykatës, ju sugjeroj t’ia bëni vetes këtë pyetje: përse z. Thaçi erdhi këtu në Hagë dhe i bëri këto pretendime të rreme sa i takon rolit të tij gjatë luftës dhe lidhur me UÇK-në. Nga çfarë donte të largohej? Çfarë po përpiqej të fshihte. Në fund, gjykimi që po fillon sot, do t’u japë përgjigje këtyre pyetjeve”, tha prokurori.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

9 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

11 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

12 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

14 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

14 orë ago