Prokurorisë Themelore në Prishtinë i kanë mjaftuar deklaratat e një ankueseje për dhunë nga bashkëshorti, që ta lërë të lirë burrin të cilin ajo e kishte denoncuar për dhunë në familje.
Duke u munduar të japë sqarime për një rast në Lipjan kur është liruar i denoncuari për dhunë ndaj gruas së tij, prokuroria ka treguar se ai është liruar për shkak të deklarimeve të ankueses.
“Me urdhër të prokurorit kujdestar, janë intervistuar i dyshuari, ankuesja dhe dëshmitari, me ç’rast në deklaratën e dhënë ankuesja ka theksuar ‘kemi bisedu, nuk kemi pas ndonjë problem, më tha shko te familja jote rri ndonjë ditë dhe vjen me më marrë pas disa ditësh, po më tha problem nuk du mem bo në shtëpi, unë i thash kthehem sërish te ti’.
Në fund, Prokuroria ka thënë se do ta trajtojë rastin deri në epilogun përfundimtar të kësaj çështjeje.
Ditëve të fundit është ngritur çështja e rasteve të dhunës në familje pasi një 18-vjeçare u dërgua pa shenja jete nga dy burra të dielën në Spitalin e Ferizajt. Policia ka arrestuar dy personat të cilët akuzohen për vrasje, me dyshimet për dhunën e ushtruar ndaj viktimës.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…