“Një lajm i bukur”.
Kështu e ka përshkruar Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvillimin e 12 serive të një “reality show” holandez në vendin tonë, duke e theksuar si “promovimi më fantastik i bukurive magjepsëse shqiptare”.
Spektakli i titulluar “I infilturari”, ka xhiruar në natyrën shqiptare gjithë rrjedhën e sezonit të ri të tij.
“Do t’i tregojnë publikut holandez një Shqipëri krejt tjetër nga ajo e stereotipit të krijuar në kaq shumë vite për atdheun e shqiptarëve”, vijon kryeministri.
Sipas tij, fillimisht, kur trupa e xhirimit po hulumtonte në vendin tonë, mundësia që të përzgjidhej natyra shqiptare ishte e ulët. Por, në fund të qëndrimit të tyre pak ditor, ata u bindën 100% se vendi ishte ideal për spektaklin e tyre.
“Shkurt llafi, përgatituni për një dallgë të pazakonshme turistësh holandezë sezonin e ardhshëm”, përfundon postimin e tij Rama.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…