FOTO&VIDEO

Pronat e kosovarëve në Dubai

Mediumi norvegjez “E24” në bashkëpunim me rreth 20 mediume të tjera, kanë kryer një hulumtim të gjerë në lidhje me pronat që shtetasit e vendeve të ndryshme kanë në Dubai, e që kryesisht llogariten se janë blerë në mënyrë jo të ligjshme.

Shumë shtetas në botë shfrytëzojnë blerjet në Dubai, për të shmangur taksat apo për të shpëlarë paratë e fituara në mënyrë të jashtëligjshme.

Mes shtetasve që kanë prona në Dubai, janë edhe kosovarët, por futën në grupin e atyre “më pak se 5”.

Shtetasit kosovarë sipas raportit të publikuar të martën nga “E24”, kanë “më pak se pesë prona” dhe posedohen nga “më pak se pesë pronarë” dhe që vlera është rreth 1 milion euro.

Kosovarët, sa i përket rajonit kanë më së paku prona në Dubai.

Hulumtimi është bërë në bazë të pronësisë së pasaportave. Pra pronarë kosovarë të pronave në Dubai llogariten vetëm ata që kanë pasaporta të Kosovës.

Shtetasit e Shqipërisë kanë 19 prona që posedohen nga 17 pronarë dhe vlera e përgjithshme është 7 milionë euro.

Nga vendet fqinje, Serbia ka më së shumti prona: gjithsej 287. Ato posedohen nga 237 pronarë dhe vlera e përgjithshme është 74 milionë euro.

Shtetasit e Maqedonisë së Veriut kanë 55 prona që posedohen nga 45 pronarë me vlerë 14 milionë euro.

Mali i Zi po ashtu ka më shumë prona sesa Kosova. 11 shtetas të Malit të Zi kanë 16 prona në vlerë 7 milionë euro.

Sipas raportit, numrin më të madh të pronave, nga të huajt, e kanë indianët, gjithsej 68.759. Pronat me vlerë 3 miliardë euro posedohen nga 34.876 persona.

Më së shumti prona kanë vendasit, banorët e Emirateve të Bashkuara Arabe – gjithsej 427.538 prona. Këto prona në vlerë 287 miliardë dollarë posedohen nga 63.438 veta.

Rusët të njohur për investimet nëpër botë, kanë 9.755 prona që posedohen nga 5.381 persona me vlerë 1.7 miliardë dollarë.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

12 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

14 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

15 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

17 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

17 orë ago