POLITIKE

Protesta para gjykatës për Velijan, Rama punonjësve të Bashkisë: Një gabim që nuk duhet përsëritur

Kryeministri Edi Rama porositi punonjësit e Bashkisë së Tiranës që të mos e përsërisin gabimin që bënë kur shkuan për të protestuar para Gjykatës së Posaçme, ditën e vlerësimit të masës së sigurisë për Erion Veliajn, shkruan A2 CNN.

“E kërkova këtë mbledhje me të gjithë ju sepse kam parë mes jush, por edhe mes shumë të tjerësh, njerëz të prekur, të lënduar, të zhgënjyer, të dëshpëruar. Disa nga ju shkuan edhe te dera e Gjykatës Speciale për të protestuar ditën që kryetari i Bashkisë u la në burg pa gjyq. Nuk dua t’i gjykoj keq, përkundrazi, e mirëkuptoj emocionin e tyre, por ishte gabim, që sado i pafajshëm, nuk duhet të përsëritet më, as nga ju, as nga askush që punon për shtetin shqiptar”, tha Rama në një takim të hapur me punonjësit në Sheshin Skënderbej.

“Secili dhe secila prej jush përfaqëson një skuadër të madhe, një institucion kyç të këtij vendi, një pushtet autonom që në asnjë mënyrë nuk duhet të shfaqet në territorin e një pushtetit tjetër, të pavarur, si ai i drejtësisë. Nuk mendoj shumë ndryshe nga ata që shkuan atje, për sa i takon ndërprerjes pa gjyq të kontratës së kryetarit të Bashkisë me qytetarët e kryeqytetit, i cili mbahet sot në burg me statusin e të dyshuarit, por ende jo me atë të të pandehurit e lëre më pastaj me të fajtorit, çka është e papranueshme edhe logjikisht dhe që është e pashpjegueshme edhe për të gjithë ata çerek e sa milion që e kanë zgjedhur kryetarin e Bashkisë që të rrijë në zyrë e jo të mbyllet brenda pa gjyq”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

6 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

10 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

12 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

24 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago