Demonstrata të rralla po vazhdojnë tash e 11 ditë në qytetin jugperëndimor të Sirisë, as-Suwayda, një zonë e populluar kryesisht nga pakica druze, me banorët që kundërshtojnë kushtet e këqija të jetesës dhe kërkojnë ndryshimin e regjimit.
Protestat, të cilat po zhvillohen në zonat e qeverisura nga regjimi i presidentit Bashar al-Assad, deri më tani nuk kanë treguar asnjë shenjë zbutjeje. Në mënyrë të pazakontë, forcat e sigurisë janë përmbajtur nga goditja e protestuesve pasi qindra njerëz dolën në rrugë, sipas videove në mediat sociale, vëzhguesve dhe raporteve lokale, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Trazirat tregojnë se pakënaqësia kundër Assadit mbetet e lartë teksa ai përpiqet t’i japë fund izolimit të tij ndërkombëtar, madje edhe në pjesë të vendit që nuk e kanë kundërshtuar drejtpërdrejt gjatë gjithë luftës së gjatë civile.
Druzët janë pakica e tretë më e madhe fetare në Siri, duke përbërë 3% deri në 4% të popullsisë së vendit, sipas “Minority Rights Group International”.
Protestat “vijnë në një kohë veçanërisht dinamike dhe shërbejnë për të kuptuar se sa i cenueshëm dhe i paqëndrueshëm është bërë sundimi i Assadit”, tha Charles Lister, drejtor i programit të Sirisë në Institutin e Lindjes së Mesme në Washington, DC.
OKB-ja ka thënë se më shumë se 300,000 civilë janë vrarë që nga fillimi i konfliktit. Miliona të tjerë janë zhvendosur.
Ndërsa ekonomia e Sirisë, pavarësisht ripranimit në Ligën Arabe, është në ulje, çmimet e mallrave thelbësore, duke përfshirë ushqimin, ilaçet, karburantin dhe mallrat e tjera bazë, po dalin jashtë kontrollit.
Qeveria ka marrë masa për dyfishimin e pagave minimale shtetërore, megjithatë ato nuk janë të mjaftueshme për të përballuar rrethanat e vështira aktuale.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…