Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është tërhequr nga plani i tij për të vendosur shtetrrethim në Serbi pas rritjes së dytë të rasteve të koronavirusit, për shkak të protestave të fuqishme që shpërthyen në Beograd dhe Novi Sad pas paralajmërimit të tij se do të vendoset kjo masë e rreptë, njofton Klan Kosova.
Vuçiq kishte njoftuar të martën se masat e reja të bllokimit do të rivendoseshin më vonë gjatë javës, duke bërë që demonstruesit të mblidheshin para parlamentit me kërkesën për dorëheqje, njofton Klan Kosova.
Protestat filluan të martën dhe vazhduan edhe sot me mijëra njerëz që protestonin dhe disa të plagosur jashtë parlamentit. Gjithashtu, pati edhe përleshje midis grupeve të protestuesve dhe policisë, të cilët hodhën gaz lotsjellës, shkruan Euronews.
Por, Vuçiq tha të mërkurën se pa shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme, ai nuk do të jetë në gjendje të zbatojë shtetrrethimin nga e premtja në të hënën për të frenuar përhapjen e virusit.
Protestat, sipas mediave serbe ende po vazhdojnë në rrugë e para Parlamentit në Beograd.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…