Që dy ditë në Malin e Zi po ka protesta nga banorët e komunitetit serb atje.
Krejt kjo për shkak të një projekti ligji për komunitetet fetare, transmeton Indeksonline.
Historiani serb, Aleksander Rakoviq për Kosova Online tha se një skenar i ngjashëm i protestave mund të jetë edhe në Kosovë gjatë vitit të ardhshëm.
“Mirëmbajtja e pronave të kishave në Mal të Zi është vetëm hapi i parë sepse shqiptarët e Kosovës kanë një draft të ngjashëm në dorëshkrim, kështu që një skenar i ngjashëm sigurisht do të ndodhë në Kosovë,”, u shprehë ai.
Sipas tij, kjo mund të ndodhë shumë shpejt, dhe me siguri vitin e ardhshëm do ta shohim atë në agjendën në Prishtinë./