Protesta shpërthyen pasi autoritetet e regjimit të Iranit njoftuan për një vendim surprizë që rrit çmimin e naftë në 50 përqind.
https://www.facebook.com/RudawEnglish/videos/612743752800880/
Një person është vrarë në qytetin iranian të Sirjanit gjatë protestave brenda natës kundër një vendimi të autoriteteve për racionimin dhe rritjen e çmimit të naftës deri në 50 përqind, si pjesë e përpjekjeve për të kompensuar efektin e sanksioneve të SHBA.
https://www.facebook.com/RudawEnglish/videos/571224033623957/
“Fatkeqësisht një person u vra”, është cituar të ketë thënë Guvernatori i qytetit qendror, Mohammad Mahmoudabadi nga agjensia e lajmeve ISNA.
Më parë të shtunën, agjensia shtetërore e lajmeve IRNA tha se protestat e ndara kishin shpërthyer gjithashtu brenda natës në qytete të tjera, përfshirë Abadan, Ahvaz, Bandar Abbas, Birjand, Gachsaran, Khoramshahr, Mahshahr, Mashhad dhe Shiraz.