LAJME

PS mbyll fushatën elektorale në Tiranë, Rama: Më e pakta marrim 78 mandate

Partia Socialiste ka 74 mandate në këtë legjislaturë. Por pas zgjedhjeve të 11 Majit, kryesocialisti Edi Rama thotë se PS do të marrë të paktën 78 mandate.

Këtë ai e deklaroi në fjalën e tij në përmbyllje të fushatës elektorale në Tiranë.

“Ju jam mirënjohës nga zemra për praninë tuaj në këtë fushë dhe u rikthyem këtu e gjithë skuadra e Tiranës tonë. Jo thjesht në takimin përmbyllës, por në kulmin e një tjetër rrugëtimi 4-vjeçar ngjitje, lart drejt majës ku ndodhet Shqipëria e Europës së bashkuar. Unë nuk besoj te rastësitë. Nuk ka rastësi në faktin që ne sot jemi këtu në 9 Maj në Ditën e Europës për të thënë fjalën e fundit të këtij rrugëtimi dhe pastaj për të shkuar së bashku me shumicën dërrmuese të shqiptarëve, më të madhe ndonjëherë të shqiptarëve në kutitë e votimit dhe për të formuar aty me njëri-tjetrin marrëveshjen tonë të madhe për Shqipërinë në BE.

Asgjë asnjëherë nuk ka qenë e lehtë për mua dhe për ju dhe ajo që kundërshtarët tanë nuk kanë për ta kuptuar kurrë është se kurrë nuk do na mundin dot por nuk e kuptuan pse ne i mundim çdo herë e më thellë. Ata thonë se ne nuk mundemi dot me vota dhe unë jam shumë dakord në këtë pikë, sepse të marrësh më shumë vota se sa ne duhet të jesh më i mirë se sa ne. Por ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka. Kështu si po shkojnë këto punë kam frikë se duhet të presim sa të dalin nga materniteti. Aritmetikisht do ngjitemi përsëri më lart, më e pakta 78 mandate. Ne kemi sot 74 mandate”, tha ndër të tjera Edi Rama.

Kryesocialisti, në analizën e tij, tha se 4 mandate tepër nga 74 aktualisht në 78, PS do t’i fitojë më së paku 1 mandat në Shkodër, 1 në Elbasan, 1 në Fier dhe 1 në Dibër.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

11 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

14 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

14 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

16 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

16 orë ago