Dardan Molliqaj, kryetari i PSD-së, ka njoftuar se partia e tij nuk do të merr pjesë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
“Qartazi, alternatives politike që përfaqëson PSD-ja, nuk e ka mbështetjen e duhur për përfaqësim në Kuvend. Kështu, kemi vendosur ta refuzojmë rrugën e dobët të koalicioneve ku bindjet do të na lakoheshin…”, ka shkruar Molliqaj.
Njoftimi i plotë i tij:
Të dielen, më 6 tetor, Partia Socialdemokrate ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Këshillit Drejtues. Midis diskutimeve të situatës politike kemi vendosur edhe për hapat e ardhshëm të veprimit politik.
Ne do të jemi prezent në ambientin politik e elektoral që e pret Kosovës. Kësaj here jo përmes kandidaturës, por përmes aksionit dhe fjalës. Qartazi, alternatives politike që përfaqëson PSD-ja, nuk e ka mbështetjen e duhur për përfaqësim në Kuvend. Kështu, kemi vendosur ta refuzojmë rrugën e dobët të koalicioneve ku bindjet do të na lakoheshin, por edhe fatin që na e paracakton probabiliteti që gjithsesi është brenda popullizmit të këtij momenti. Kosova rrezikohet prej popullizmit me prirje autoritare të partisë në pushtet. Por përgjigja për këtë regjim politik e diskursiv nuk është “djali i mirë” e “normal” me higjienën e fjalorit politikisht korrekt. Ky opcion, nën petkun e racionalitetit, edhe në Kosovë si gjithkund tjetër, përfaqëson pushtetet e kaluara ku ligjin e bënte kapitalizmi grabitqar.
Në vend të votës, duam të japim shembull aktivizmi. Shpresa që duam të ndërtojmë është kalitja që ta sjell veprimi yt, dhe jo faktorët nga jashtë. Fluska e aktivitetit opozitar duhet të bëhet mësim. Kështu do të ndërtohet një trajektore tjetër, me notat e momentet e veta, edhe përtej edhe përkundër kohës e hapësirës së këtij pushteti.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…