POLITIKE

Pse dallon flamuri që e përdorim ne dhe ai në Departamentin e Shtetit?

Çështja e flamurit të Kosovës, është kthyer në kryetemë sidomos pas ardhjes së Albin Kurtit në krye të Qeverisë, i cili dikur e kishte quajtur këtë flamur lara-lara.

Liderët e Kosovës nga zyret e tyre ku presin e përcjellin mysafirë të shumtë, zakonisht publikojnë edhe fotografi. Prapa tyre, siç e kërkon edhe ligji gjithmonë qëndron flamuri i Kosovës, i cili ka gjashtë yje të bardha në një hark sipër një harte të artë të Kosovës në një sfond blu.

Mirëpo, nëse shikohet me vëmendje vërehet një dallim i madh mes flamurit që gjendet në institucionet e liderëve të vendit, me atë që vendoset kur ata janë në ndonjë vizitë jashtë vendit, shkruan Reporteri.net.

Kjo është vërejtur së fundmi edhe në vizitën që Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kishte në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku u prit nga Sekretari Amerikan, Michael Pompeo.

Nëse shikohen me vëmendjet pamjet që u publikuan nga takimi, vërehet se flamuri i Kosovës i vendosur në Departamentin e Shtetit për nder të vizitës së Thaçit, dallon shumë prej atij zyrtar. Ngjyra blu edhe ajo e verdhë, siç shihen edhe në pamje paraqiten më të theksuara.

Ky kombinim ngjyrash që dallojnë nga versioni zyrtar, është parë edhe në flamurin që tashmë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e mban në zyrën e tij.

Ndryshe, flamuri i Kosovës u adoptua nga Parlamenti menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë, më 17 shkurt 2008. Flamuri qe rezultat i një gare ndërkombëtare, organizuar nga UNMIK i mbështetur nga Kombet e Bashkuara, ku u dorëzuan gati një mijë punime. Versioni zyrtar i flamurit, ka gjashtë yje të bardha në një hark sipër një harte të artë të Kosovës në një sfond blu.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

7 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

10 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

13 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

24 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago