FOTO&VIDEO

“Pse me jetu ai si kapadai, e djali im han dheun”/ Familja e Fidan Brestovcit ende kërkon drejtësi

Familja Brestovci kanë kërkuar drejtësi për djalin e tyre të vrarë 27 vite më parë nga policët serb. Fidan Brestovci, që atë kohë ishte 6 vjeçar, nuk kishte mundur të iu përballoj plagëve të marra pas një sulmi me breshëri plumbash në drejtim të automjetit të familjes së tij, diku në rrethinën e Ferizajt.

Sipas nënës së tij, Makfires, 29 plumba kanë qenë në veturë, ku të plagosur kishin mbetur edhe ajo me të shoqin, e 3 plumba e kishin kapur fëmijën që ndërroi jetë rrugës për në spital.

“29 plumba i ka pasur, unë dy plumba në krah, burri një në dorë. Ata prapa e kam kap mos u tut, se kam ditë, se kam pa njëherë. Ai tre plumba i ka pasur, një plumb e ka pasur në qafë e një mbrapa”, tha ajo për Klan Kosova.

Familja thotë se për një kohë të gjatë, para se të nisë lufta, bashkë me avokatin Bajram Kelmendi, janë përballur në gjykatë, me dorasin Borban Kerstiq, por që Brestovci thotë se dënim nuk u dha.

“Hiq, hiq asnjë vendim për ata nuk kam marrë”, shtoi ajo.

Kjo megjithëse, Kerstiq, kishte pranuar fajësinë, duke deklaruar se kishte cak dikë tjetër e që i është ngatërruar me këtë familje.

Me gjithë dënimet që janë dhënë për vrasjen e civilëve nga forcat serbe, nëna e Fidanit, shpreson që vrasja e birit të saj që ishte ndër të parët fëmijë të vrarë, të ndëshkohet.

“Pse me jetu ai si kapadai, e djali im han dheun, 6 vjeç e gjysmë”, përfundoi nëna e Fidan Brestovcit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

14 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

16 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

17 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

19 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

19 orë ago