POLITIKE

Pse s’ia pret dritat Preshevës? Vuçiç – serbëve: Sapo të fitoj zgjedhjet do paguajnë dhe shqiptarët

Në të parën intervistë para nisjes së fushatës zgjedhore, dhënë mbrëmjen e djeshme për Tv Pink, Presidenti Aleksandër Vuçiç shpalosi idenë e tij për një reformë të thellë tatimore në Serbi.

I nxitur nga pyetjet e drejtpërdrejta të qytetarëve, Vuçiç zbuloi rrugën në të cilën do të shkojë Serbia, duke thënë se në fushatë nuk ka hyrë “për të thënë se do të rrjedhë mjaltë dhe qumësht, por se vendi do të ketë një periudhë të vështirë dhe me shumë punë për të parë dritë në fund të tunelit”.

Vuçiç në vijim u ndal te mesazhet e popullit në drejtim të tij, duke thënë se i kërkojnë që t’ua ndërpresë energjinë elektrike shqiptarëve në Preshevë, ashtu siç ndodh me çdo taksapagues serb. Lideri i Beogradit ishte se të gjithë do të shlyejnë detyrimet sapo ai të rikonfirmohet në krye të shtetit.

“Kemi përgatitur një reformë të madhe të sistemit tatimor serb. Edhe populli thotë… pse na e ndërpret energjinë, çfarë është kjo, apo ajo? Pse nuk po ua ndërpret energjinë shqiptarëve në Preshevë. Dhe unë u them nëse i fitojmë zgjedhjet të gjithë në Serbi do të paguajnë energjinë dhe taksat, po ashtu edhe shqiptarët në Preshevë, kështu që kushdo që të shkojë atje për ta bërë. Jo vetëm ata, por të gjithë në Serbi do të duhet ta bëjnë këtë, të paguajnë detyrimet”, deklaroi Vuçiç.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

13 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

16 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

16 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

18 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

18 orë ago