Publikohet një tjetër VIDEO më e qartë, momenti i ekzekutimit mafioz të Klaudio Prendit

Një tjetër video akoma edhe më e qartë është bërë publike nga atentati mafioz ku mbeti i vrarë 28-vjeçari Klaudio Prendi.

I riu sapo kishte dalë nga një lokal i zonës ku kishte qenë i shoqëruar nga disa miq dhe 2 efektivë të Policisë së Shtetit. Duke hipur në makinën e tij tip “G Class”, parkuar pranë stacionit të autobusit, një mjet tip “Audi” i bardhë i është afruar paralel dhe ka qëlluar 7 herë ndaj tij.

Ka dyshime se autori ka përdorur armë me silenciator pasi të shtënat nuk janë dëgjuar. Sapo kanë parë ngjarjen e rëndë, shokët e 28-vjeçarit kanë dalë me vrap nga lokali për t’i ardhur në ndihmë të riut, ata e hipën në makinë Klaudio Prendin dhe u nisën drejt Spitalit të Traumës, por i riu nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

Pas atentatit autorët janë larguar në drejtim të Farkës ku kanë djegur mjetin, targat e të cilit rezultonin të mbivendosura greke. Klaudio Prendi sapo ishte kthyer nga jashtë shtetit dhe ishte djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi.