Publikohet video, si u ekzekutua nga policia shqiptari në Amerikë, lëvizte i armatosur në rrugë

Mediat amerikane publikojnë videon e ekzekutimit të një shqiptar në New Jersey.

Raportohet se policia amerikane qëlloi për vdekje një shqiptar në qytetin e Patersonit, në Nju Xhersi, pasi lëvizte në rrugë i armatosur dhe nuk iu bind urdhrit për t’u dorëzuar.

Ngjarja u filmua nga banorët e tjerë, ku tregohet për 2 minuta se si policia i bëri disa herë thirrje atij, por 42 vjeçari Luan Agolli vazhdonte që të përbënte rrezik në rrugë, raporton Daily Voice.

Në vendin e ngjarjes ka pasur shumë dëshmitarë, të cilët kanë bërë filmimet dhe në të dëgjohet një nga oficerët: “Po përpiqem t’i jap një mundësi.”