Edhe pse parashihet që orari i punës të nis në ora 08:00, siç duket për këtë çështje nuk brengosen shumë punëtorët e administratës në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Të njëjtit nuk janë parë në sportele mëngjesin e sotëm, edhe pse dita e hënë njihet si një prej ditëve më të ngarkuara të javës sa i përket punëve nëpër institucione.
Pavarësisht kësaj në MPB është parë një “mysafir” më i pazakonshëm, saktësisht një qen endacak.
I njëjti ka hyrë brenda objektit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, saktësisht aty ku bëhet pajisja me pasaporta, pa e ndaluar askush.
Pamjet nga “vizita e qenit” në objektin e MPB-së janë publikuar nga ‘Vrojtuesit e Lagjes’.