Një 40-vjeçar shqiptar humbi tragjikisht jetën të martën në Como të Italisë, pasi e zuri poshtë dheu. Sipas mediave fqinje, ai u varros për së gjalli teksa punonte për gërmimin e tokës në një kantier ndërtimi.
Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve, 40-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes.
Që prej fillimit të vitit, janë 7 të vdekurit në vendin e punës në territorin e Como-s, 4 prej të cilëve gjatë 2 javëve të fundit.
Një rekord dramatik, shkruajnë mediat italiane, që e konsiderojnë një shifër të pa pranueshme, që rrezikon të kthehet në pasqyrën e një vendi ku mungesa e sigurisë në punë është emergjencë e përditshme.
Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë njoftoi se një raketë balistike e lëshuar nga Irani…
Një avion amerikan “KC-135” që përdoret për furnizim me karburant është rrëzuar në Irakun perëndimor.…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars se Serbia ka blerë raketa balistike…
Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…
Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…
Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…