Sot në Beograd, studentët kanë organizuar një protestë masive antiqeveritare, ku pjesëmarrës kanë qenë qindra-mijëra persona.
Beogradi gjatë protestës, të cilën studentët e kanë shpallur të përfunduar, ka qenë i ‘‘bllokuar’’.
Megjithatë, kamerat kanë kapur një moment të ‘‘çuditshëm’’ që ka ndodhur gjatë kësaj kohe.
Në videon e shpërndarë shihet se si protestuesit derisa kanë qenë në një rrugë, për një moment janë larguar shpejt duke krijuar ‘’korridor’’ mes tyre.
Për këtë situatë, pushteti i udhëhequr nga Vuçiq po akuzohet se ka përdorur ‘’top zanor’’.
‘‘Topi zanor’’, është në pronësi të sistemit të sigurisë së Serbisë, i cili është një lloj arme jovdekjeprurëse që lëshon valë të forta zanore në një drejtim të caktuar dhe tek ata që preken mund të shkaktojë dhimbje koke, të përziera, çorientim dhe dëmtim të përhershëm të dëgjimit.
Një ‘‘top zanor’’ është një pajisje që përdor valë të forta zanore për të arritur efekte të caktuara, më së shpeshti për qëllime të kontrollit të turmës, parandalimit të shpendëve ose shkatërrimit të predhave.
Ekzistojnë disa lloje topash zanore dhe përdorimi i tyre varet nga frekuenca dhe vëllimi i zërit që prodhojnë.
Një prej tyre është një top zanor me frekuencë të lartë që përdoret për qëllime ushtarake dhe policore për kontrollin e trazirave, zmbrapsjen e sulmeve ose komunikimin në distanca të gjata. Ata lëshojnë valë zanore jashtëzakonisht të forta dhe të drejtuara që mund të shkaktojnë dhimbje, çorientim dhe humbje të përkohshme të dëgjimit tek njerëzit.
Përveç kësaj, ka topa akustikë për kontrollin e shpendëve, të cilët lëshojnë tinguj shpërthyes me frekuencë të ulët për t’i trembur zogjtë larg aeroporteve, fermave apo objekteve industriale, si dhe ato që prodhojnë tinguj me frekuencë të ulët që mund të shkaktojnë shqetësim, ankth dhe madje edhe efekte fizike si nauze te njerëzit. Pajisjet e tilla janë hulumtuar për qëllime ushtarake, por efektiviteti i tyre nuk është konfirmuar plotësisht.
Ndërsa nga ana e institucioneve është thënë sonte se nuk kanë përdorur top zanor sepse është e ndaluar.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…