Pushtimi rus vazhdon të përplaset në “shkëmbin” e rezistencës ukrainase. Kështu ka thënë një zyrtar i Pentagonit.
Në veçanti, përparimi i Rusisë në veri për të marrë Kievin është bllokuar, ndërsa nga jugu forcat ruse janë duke bërë përparime të vogla. Zyrtari i Pentagonit ka thënë se forcat ushtarake të Moskës, nuk kanë mundur t’i afrohen dot qendrës së kryeqytetit, ndërsa po përpiqen ta sulmojnë atë nga lindja.
“Arritja më e rëndësishme për rusët është aeroporti. Rusët duket se kanë në plan të sulmojnë Odessa-n nga toka. Po ashtu, Putin mund të ketë edhe një strategji për të sulmuar këtë qytet me 11 anije amfibe, të cilat ai i zotëron”, thotë zyrtari i Pentagonit.