Ministri i Jashtëm i Kroacisë ndezi polemika teksa ka përshëndetur homologen e tij gjermane me një puthje, në një takim të ministrave të BE-së në Berlin të enjten.
Gordan Grlić-Radman i shtrëngoi dorën Ministres së Jashtme gjermane Annalena Baerbock, më pas u përkul përpara për ta puthur, por i ka kapur cepin e buzës. Fare qartë ministrja gjermane duket se është vënë në siklet.
Ministri kroat është kritikuar nga mediat vendase, sidomos nga aktivistja për të drejtat e grave Rada Boriç që e përshkruan incidentin si “shumë të papërshtatshëm“.
Ministri Grliq-Radman e mbrojti veten duke thënë se, ai moment ishte një “qasje e ngrohtë, njerëzore ndaj një kolegeje“. Ai e pranoi se ishte “ndoshta një moment i vështirë” dhe i kërkoi falje “kujtdo që e mori në këtë mënyrë“.
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock nuk ka bërë asnjë koment deri më tani.