KRYESORE

Putin: Do të pajtohem për armëpushim – sipas kushteve të mia

Vladimir Putin ka thënë se do të pajtohej me një armëpushim afatshkurtër në Ukrainë, por sugjeroi se do ta bënte këtë vetëm me kushtet e tij.

Presidenti rus tha: “Ne pajtohemi me propozimet për armëpushim, por qëndrimi ynë bazohet në supozimin se armëpushimi do të çojë në një paqe afatgjatë”.

Kjo paqe duhet të adresojë “shkaqet rrënjësore” të konfliktit, tha ai në një konferencë shtypi së bashku me Alexander Lukashenko, homologun e tij bjellorus.

“Ne jemi dakord me propozimet për ndërprerjen e armiqësive, por besojmë se ky ndërprerje duhet të çojë në paqe afatgjatë dhe të adresojë shkakun rrënjësor të krizës. Ne jemi për një armëpushim, por ka nuanca”.

Sipasi tij, “forcat ukrainase në rajonin e Kurskut kanë dy mundësi: të dorëzohen ose të eliminohen”.

“Nëse i pushojmë armiqësitë për 30 ditë, a do të thotë kjo se të gjithë në Kursk do të largohen? A duhet t’i lirojmë pasi kanë kryer krime të shumta?Forcat e Armatosura Ruse po përparojnë pothuajse kudo, është e paqartë se si do të zgjidhet situata në vijën e kontaktit në rast të një armëpushimi”, vijon ai.

Për Putin, “nëse SHBA dhe Rusia bien dakord për bashkëpunimin energjetik, atëherë tubacioni i gazit mund t’i jepet BE-së”.

“Ukraina mund të përdorë armëpushim të përkohshëm për mobilizim të detyruar dhe furnizime me armë, është e nevojshme të vendoset se si të kontrollohet kjo”.

Putin njoftoi se “Federata Ruse do të negociojë hapat e ardhshëm për t’i dhënë fund konfliktit dhe për të arritur marrëveshje të pranueshme bazuar në situatën në terren”.

“Situata në terren po ndryshon me shpejtësi në favor të Federatës Ruse”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

9 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

11 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

11 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

12 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

12 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

15 orë ago