“Udhëheqësit perëndimorë lakuriq do të ishin të neveritshëm”. Me këto fjalë presidenti rus, Vladimir Putin i është përgjigjur batutave të bëra në samitin e G7 për arritjet e tij sportive gjatë një vizite në Turkmenistan.
Gjatë bisedimeve në Madrid, kryeministri britanik Boris Johnson bëri shaka se udhëheqësit e G7 mund të zhvishen për të “dëshmuar se janë më të ashpër se Putini”. Madje edhe kryeministri kanadez Justin Trudeau kishte bërë shaka për këtë temë.
“Unë nuk e di se si ata donin të zhvisheshin, qoftë sipër apo poshtë belit, por mendoj se do të ishte një pamje e neveritshme gjithsesi” tha Putin, duke vënë në dukje se, ndryshe nga ai, liderët perëndimorë pinë shumë alkool dhe nuk merren me sport.
Për t’u dukur mirë, “duhet të ndaloni abuzimin me alkoolin dhe zakonet e tjera të këqija, të ushtroheni dhe të luani sport”, shtoi presidenti rus.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…