Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin sulmoi ashpër të mërkurën udhëheqësit evropianë, duke i përqeshur ata si “derra të vegjël”, dhe tha se Rusia do t’i arrijë objektivat e saj territoriale në Ukrainë qoftë përmes diplomacisë, qoftë me forcë ushtarake.
Duke folur në një takim vjetor me Ministrinë e Mbrojtjes, Putin tha se synimet e asaj që Moska e quan “operacioni i veçantë ushtarak” do të përmbushen “pa kushte”.
“Nëse ata nuk duan një diskutim thelbësor”, tha ai sipas The Guardian, “atëherë Rusia do të çlirojë tokat e saj historike në fushëbetejë”, raporton KosovaPress.
Putin pretendoi se administrata e mëparshme amerikane e kishte “drejtuar qëllimisht situatën drejt një konflikti të armatosur”, duke shtuar se Uashingtoni besonte se Rusia mund të dobësohej apo edhe të shkatërrohej brenda një periudhe të shkurtër kohe.
Më pas ai sulmoi udhëheqësit evropianë, duke i akuzuar ata se iu bashkuan administratës së Joe Bidenit. “Derra të vegjël të Evropës iu bashkuan menjëherë punës së administratës së mëparshme amerikane, duke shpresuar të përfitonin nga shembja e vendit tonë”, tha Putin.
Komentet e ashpra të Putinit erdhën në një kohë kur zyrtarë amerikanë pohuan se bisedimet e mëparshme me Ukrainën në Berlin kishin zgjidhur rreth 90 për qind të çështjeve më të vështira. Megjithatë, mbeten dyshime të mëdha nëse lideri rus është i gatshëm të bëjë kompromis mbi kërkesat e tij gjithëpërfshirëse.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…