FOTO&VIDEO

IHK: Njoftimet për temperatura -20° nuk kanë bazë ligjore dhe janë joprofesionale

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka reaguar ndaj lajmeve të shpërndara ditëve të fundit në media, sipas të cilave fundi i vitit pritet të shoqërohet me temperatura ekstreme deri në –20°C dhe reshje bore.

IHK-ja ka thënë se këto njoftime nuk kanë bazë ligjore dhe janë joprofesionale.

“Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, është i vetmi institucion që mund të bëjë njoftime të tilla bazuar në ligjin Ligjin Nr. 06/L -035 për Veprimtarinë Hidrometeorologjike, Neni 13 Sistemi i paralajmërimit të hershëm për ngjarjet e jashtëzakonshme hidrometeorologjike, neni 28 Lëshimi i informacionit të përgjithshëm meteorologjik dhe hidrologjik”.

“Neni 9, pika 2 e këtij ligji specifikon se parashikimi zyrtar i motit dhe paralajmërimi i hershëm i fatkeqësive natyrore me origjinë hidrometeorologjike janë ekskluzivitet i IHMK-së”, thuhet në komunikatën e IHK-së.

IHK rikujtoi se parashikimet zyrtare bazohen në standardet globale të Organizatës Botërore të Meteorologjisë (OBM), të cilat përcaktojnë rregulla të qarta për të dhënat, terminologjinë dhe nivelin e saktësisë.

Sipas IHK-së, Shërbimet Hidrometeorologjike Nacionale janë institucionet e vetme kompetente për vrojtimet dhe paralajmërimet e hershme të motit. Këto parashikime bazohen në matjen e elementeve kryesore atmosferike, si temperatura, presioni ajror, era, lagështia, reshjet dhe mbulesa e reve, përmes satelitëve, radarëve dhe sensorëve tokësorë.

“Saktësia e parashikimit të motit është përgjithësisht e lartë vetëm për periudhën afatshkurtër, konkretisht për 1 deri në 3 ditë, me një besueshmëri që arrin rreth 80 deri në 90 për qind. Përtej kësaj periudhe, saktësia fillon të bjerë ndjeshëm, ndërsa për parashikimet që shtrihen në 5 deri në 10 ditë ose më shumë, niveli i besueshmërisë zbret rreth 50 për qind”, thotë instituti.

Sipas këtij institucioni, parashikimi afatshkurtër, që përfshin periudhën nga 0 deri në 3 ditë apo deri në 72 orë, konsiderohet shumë i saktë dhe shërben si bazë për informimin e përditshëm të publikut lidhur me reshjet, temperaturat dhe erërat.

Në anën tjetër, parashikimi afatmesëm, i cili mbulon intervalin prej 4 deri në 7 ditë, ka një saktësi mesatare dhe përdoret kryesisht për identifikimin e fenomeneve me shtrirje më të gjerë, si valët e të nxehtit ose kalimi i fronteve të ftohta.

“Parashikimi i zgjatur, që mbulon intervalin nga 8 deri në 14 ditë, karakterizohet nga saktësi e ulët në detaje dhe shërben vetëm për të dhënë tendenca të përgjithshme, si p.sh. vlerësime nëse periudha do të jetë më e ngrohtë ose më e ftohtë se mesatarja, pa përcaktuar kushte konkrete të motit”.

“Parashikimet afatgjata, që shtrihen nga disa javë deri në disa muaj, nuk përbëjnë parashikim të drejtpërdrejtë të motit, por bazohen në modele klimatike si El Nino dhe La Nina dhe paraqiten vetëm në formë probabiliteti, e jo si gjendje reale ditore.”

IHK nënvizoi se standardi kryesor shkencor përcakton se, për shkak të natyrës shumë dinamike të atmosferës, parashikimi i besueshëm i motit është i kufizuar në një horizont kohor prej rreth 7 deri në 10 ditë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

46 minuta ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

11 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

15 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

15 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

22 orë ago