BOTA

Putin i thotë “jo” telefonatës me Erdogan dhe Zelensky

Telefonata trepalëshe për paqen nuk do të ndodhë. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka refuzuar bisedën me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky, e cila do të ndërmjetësohej nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Në vend të saj, konsultimet do të zhvillohen në formatin bilateral, shpjegon zëdhënësi I Kremlinit, Dmitry Peskov, duke komentuar gatishmërinë e kreut të shtetit ukrainas për të marrë pjesë në telefonatën trepalëshe. “Formati do të jetë bilateral”, nënvizoi Peskov.

Kjo tregon edhe njëherë që palët janë shumë larg nga organizimi I takimit të nivelit të lartë mes presidentëve, Putin dhe Zelensky, gjë e cila nga Ukraina konsiderohet si çelësi për të sjellë paqe dhe përfunduar luftën e nisur nga Rusia më 24 shkurt. Ndërkohë, nga Moska vijnë dhe shpjegime sa I përket gjendjes së shefit të Kremlinit.

Ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, përgënjeshtron zërat për një sëmundje të mundshme të presidentit Putin dhe thekson se këtë e konfirmon fakti se ai shfaqet çdo ditë në publik. “Nuk besoj se personat me mendje të shëndoshë mund të shohin shenja të ndonjë sëmundje apo shqetësimi”, konfirmoi kryediplomati rus në një intervistë për mediat franceze.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

8 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

11 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

11 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

13 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

13 orë ago