Sipas raportit të gazetës britanike The Telegraph, lideri rus Vladimir Putini i ka thënë Donald Trump se do ta ndërpriste luftën nëse Ukraina do t’ia dorëzonte të gjithë rajonin e Donetsk, ku ka pranuar po ashtu të dorëzojë territore të tjera në Kharkiv dhe Sumy.
Qarku i pasur me minerale në lindje të Ukrainsë do t’i shkonte Rusisë, me ato pak koncesione territoriale në verilindje të Ukrainës ndërsa vija e frontit jugor do të ngrihej ashtu siç është shkruan The Telegraph të shtunën.
Këto kërkesa i janë përcjellur presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe disa liderëve europianë nga presidenti amerikan Donald Trump pas samitit në Alaska.
Këto detaje shtojnë brengën se Zelenskyy do të përballet me presion shtesë për koncesione territoriale dhe të pranojë kërkesa shtesë të Rusisë pasi presidenti amerikan synon mbyllje të shpejtë të kësaj çështje. “Trump dëshiron që kjo të kryhet sa më parë, dhe unë nuk mendoj se do të zgjasë” i ka thënë The Telegraph një zyrtar europian.
Zelenskyy disa herë e ka bërë të qartë se nuk është io gatshëm të diskutojë dorëzimin e territoreve që tashmë nuk kontrollohen nga forcat ruse për një ujdi paqeje.
Kancelari i Gjermanisë Friedrich Merz ka deklaruar për median gjermane ZDF të shtunën se SHBA është e gatshme që të jetë pjesë e garancisë së sigurisë së Ukrainës, Ai deklaroi kështu pas telefonatës informuese me Trump.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…