Kreu i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës në Ukrainë (GUR), gjenerali Kirill Budanov, beson se Rusia do të përpiqet të imponojë një skenar “korean” në Ukrainë.
Pra, të mbledhë të gjitha territoret e pushtuara në një entitet të vetëm pothuaj-shtetëror.
Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve “Reuters”.
“Pas dështimeve pranë Kiev-it dhe paaftësisë për të përmbysur qeverinë qendrore të Ukrainës, Putin tashmë po ndryshon drejtimet kryesore operacionale – jug dhe lindje. Ka arsye për të besuar se ai po shqyrton një ‘skenar’ korean për Ukrainën”, deklaroi Budanov.
Sipas tij, Putin do të përpiqet të vendosë një vijë ndarëse midis rajoneve të papushtuara dhe të pushtuara të Ukrainës.
“Në fakt, është një përpjekje për të krijuar Korenë e Veriut dhe të Jugut në Ukrainë. Në fund të fundit, ai definitivisht nuk është në gjendje të gëlltisë të gjithë shtetin”, shton shefi i inteligjencës ukrainase.
Ndër të tjera ai sqaron se autoritetet vendase po shohin përpjekje për të krijuar institucione “paralele” në territoret e pushtuara dhe për të detyruar njerëzit të heqin dorë nga hryvnia (valuta vendase).
Budanov është i bindur se për “regjimin fashist rus” çështja e krijimit të një korridori tokësor për në Krime është ende aktuale.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…