Putin: Nëse mendoni se Rusia do të tërhiqet, nuk e paskeni kuptuar kurrë atë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se Perëndimi “nuk do të kishte sukses” në atë që ai e quajti përpjekjen e tij për të arritur dominimin global dhe për të copëtuar Rusinë.

“Nëse Perëndimi mendon se Rusia do të tërhiqet, nuk e kuptoni Rusinë”, tha ai në ditën e 21-të të luftës kundër Ukrainës.

Presidenti pohoi se ,mbajtja nën kontroll e Rusisë ishte një politikë afatgjatë e Perëndimit dhe se sanksionet e tij ekonomike kundër saj ishin “jo largpamëse”.

Sipas tij, vendet perëndimore “donin të godasin çdo familje ruse me sanksione dhe i akuzuan ata për përfshirje në një fushatë të paprecedentë informacioni kundër Rusisë”.

Putin tha se, Rusia ishte e gatshme të diskutonte statusin neutral të Ukrainës në bisedimet që synonin t’i jepnin fund armiqësive atje, por se Moska do të arrinte qëllimet e operacionit të saj ushtarak.

Për të, sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë ishin “të paracaktuar” dhe se konflikti kishte qenë thjesht një pretekst për ta.

“Perëndimi as nuk shqetësohet të fshehë faktin se qëllimi i tij është të dëmtojë të gjithë ekonominë ruse, çdo rus”, tha Putin.