Beteja për qytetin lindor të Bakhmut vijon e dhunshme, me Ukrainën dhe Rusinë që pretendojnë se u kanë shkaktuar humbje të rënda njëra tjetrës. Rusët po përpiqen prej muajsh të marrin në dorë qytetin por forcat e Kievit rezistojnë, mes përleshjeve të përgjakshme. Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski foli për mbi 1100 rusë të vrarë gjatë ditëve të fundit, e shumë të tjerë të plagosur. Ndërsa Moska pretendon se ka shkaktuar 220 viktima në radhët e ushtrisë ukrainase gjatë 24 orëve të fundit.
“Në më pak së një javë, nga 6 marsi, kemi arritur të vrasim më shumë se 1100 ushtarë armiq vetëm në Bakhmut. Humbjet për Rusinë në këtë qytet janë të paimagjinueshme. 1500 ushtarë janë plagosur rënde, dhe kemi shkatërruar gjithashtu dhjetëra pajisje ushtarake të armiqve”, deklaroi Zelensky.
Komandanti i forcave tokësore ukrainase kolonel, gjeneral Oleksandr Syrskyi, tha se grupi mercenar i Wagnerit, i cili po drejton ofensivën ruse në Bakhmut, po sulmon trupat e tij nga një sërë drejtimesh në përpjekjen për të thyer linjat e mbrojtjes dhe për të avancuar në distriktet qendrore të qytetit.
Lideri i organizatës paraushtarake Vagner, Prigozhin, ka investuar të gjithë reputacionin e tij dhe të ushtrisë private në kapjen e Bakhmut. Ai e përshkoi situatën si tejet të vështirë dhe tha se po luftohej për çdo metër. “Situata në Bakhmut është shumë shumë e vështirë. Armiku po lufton për çdo metër, dhe sa më shumë i afrohemi qendrës së qytetit, aq më shumë ashpërsohet lufta dhe bombardimet me artileri. Ukrainasi kanë rezerva pafund por ne po avancojmë”.
Kreu i Vagner i ka akuzuar më për tradhti zyrtarët e mbrojtjes në Rusi duke thënë se po i lenë qëllimisht pa furnizime me armë njerëzit e tij. Instituti për studime lufte me bazë në SHBA, shkruan se ministria e mbrojtjes në Moskë po i çon të vdesin në Bakhmut mercenarët e Vagnerit, në përpjekjen për të dobësuar themeluesin, Prigozhin, dhe ambiciet e tij për më shumë ndikim në Kremlin. Sipas analizës Prigozhin e ka mbivlerësuar besimin e Putinit tek forcat e tij paraushtarake.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…