Presidenti rus Vladimir Putin tha të martën se situata në katër pjesë të Ukrainës që ai i aneksoi para pak muajsh ishte “jashtëzakonisht e vështirë”. Ndërkohë Kievi thotë se takimi i presidenti rus me atë të bjellorusisë dje synonte përfshirjen e Minskut në luftën kundër Ukrainës.
Duke folur me anëtarët e shërbimeve ruse të sigurisë, Presidenti rus, Vladimir Putin theksoi se situata në katër zonat që i shpalli si territor rus në shtator, Donjesk dhe Luhansk në Ukrainën lindore, si dhe Khersonin dhe Zaporizhian në jug, është jashtëzakonisht e vështirë.
Veçanërisht do të doja të përmendja njësitë e agjencive të sigurisë që filluan të veprojnë në rajonet e reja ruse. Situata në ato zona është jashtëzakonisht e vështirë”
“Veçanërisht do të doja të përmendja njësitë e agjencive të sigurisë që filluan të veprojnë në rajonet e reja ruse. Po, është e vështirë për ju tani: situata në ato zona është jashtëzakonisht e vështirë. Por, njerëzit që jetojnë atje, qytetarët e Rusisë, mbështeten tek ju, tek mbrojtja që ofroni ju. Dhe, është detyra juaj të bëni gjithçka të nevojshme për të garantuar sa më shumë sigurinë, të drejtat dhe liritë e tyre”, tha presidenti rus, Putin.
Ai u zotua se Moska do të vazhdojë të forcojë njësitë e reja me pajisje dhe armë moderne, si dhe me personel me përvojë.
Ndërkaq, komandanti i forcave të përbashkëta ukrainase Serhiy Nayev tha se ai besonte se takimi i udhëheqësit rus me homologun bjellorus synonte përfshirjen më të gjerë të forcave bjelloruse në operacionin kundër Ukrainës.
Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka thënë vazhdimisht se ai nuk ka ndërmend të dërgojë trupa në Ukrainë, pasi u dha forcave ruse mundësinë të shfrytëzojnë territorin bjellorus për sulmin ndaj Ukrainës në shkurt.
Rusia asnjëherë nuk e ka kontrolluar plotësisht ndonjëren nga katër zonat që u aneksuan nga Moska në shtator. Aneksimi nuk është njohur nga komuniteti ndërkombëtar.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…