BOTA

Putin urdhër që vullnetarët nga Lindja e Mesme që duan të luftojnë në anën e Rusisë të dërgohen në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin, thotë që Rusia duhet të mirëpresë vullnetarët që duan të luftojnë kundër forcave ukrainase.

Gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Sigurisë në vend, Putin citohet nga Reuters të ketë thënë edhe që ai mbështet planin për t’i dorëzuar rebelëve separatistë në Ukrainë armët që i janë sekuestruar ushtrisë vendase gjatë atij që Rusia e quan “operacion special”.

Sipas ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, janë rreth 16 mijë vullnetarë nga Lindja e Mesme që janë gati të luftojnë krah forcave ruse. “Nëse ata duan të vijnë me dëshirën e tyre, jo për para, të ndihmojnë njerëzit që jetojnë në Donbass, atëherë duhet t’u japim atë që duan dhe t’i ndihmojmë që të mbërrijnë zonat ku ka luftime”, citohet të ketë thënë Putin.

Nga ana tjetër, edhe Ukraina u ka bërë thirrje të huajve që duan t’i bashkohen Legjionit Ndërkombëtar, të aplikojnë në ambasadat e Ukrainës në vendet e tyre. Sipas autoriteteve, në këtë legjion kanë mbërritur rreth 20 mijë të huaj, nga 52 shtete të ndryshme të botës.

Edhe ambasadori ukrainas në Tiranë u ka bërë thirrje shqiptarëve t’i bashkohen luftës, por në vendin tonë ligji e ndalon pjesëmarrjen në luftime në vende të huaja.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Zelensky: Rusia i dha Iranit Shahede me të cilat sulmoi bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha CNN se Rusia furnizoi Iranin me dronë që më…

7 orë ago
  • KRYESORE

Pse SHBA-të e kanë vënë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Presidenti Donald Trump ka thënë se ushtria amerikane ka bombarduar një ishull të vogël pranë…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Protesta për Ligjin për të Huajt, bllokohet rruga në Jarinje në anën e Serbisë

Pjesa e rrugës në anën e Serbisë që çon në kalimin kufitar në Jarinje është…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Sa kërcënuese janë raketat supersonike CM-400 që Serbia bleu nga Kina?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar të mërkurën (12 mars 2026) se vendi i…

14 orë ago
  • KRYESORE

Petkovic del në media për Ligjin e Kosovës për të Huajt: S’po integrohemi në sistemin e tyre e as s’po e njohim pavarësinë

Kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, ka reaguar…

15 orë ago
  • KRYESORE

Plenkoviq pas deklaratave të Vuçiqit: Kroacia, Shqipëria e Kosova s’e kanë ndërmend të kërcënojnë integritetin territorial të askujt

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, duke komentuar retorikën që po e përsërit presidenti i Serbisë,…

15 orë ago