Putin urdhëron forcat e ‘Parandalimit Bërthamor’, të jenë gati për detyrat luftarake

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka kërkuar Ushtrisë së tij, që të vendosi forcat e “Parandalimit Bërthamor” në gatishmëri të lartë.

https://www.youtube.com/watch?v=7B9O19zeRoE&ab_channel=FMImagesAlbania

Kjo si përgjigje të “deklaratave agresive” të vendeve të NATO-s.

Ky urdhër është njoftuar nga agjencia ruse e lajmeve “TASS”.

Sipas saj, Putin ka diskutuar me ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Rusisë, Valery Gerasimov.

“Zyrtarët e lartë të vendeve kryesore të NATO-s lejojnë gjithashtu deklarata agresive kundër vendit tonë, prandaj urdhëroj, ministrin e Mbrojtjes dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ruse të transferojnë forcat e ‘Parandalimit’e në atë të detyrës luftarake”, tha Putin në deklaratën.

Nuk dihet ende se çfarë përfshin “mënyra e veçantë e detyrës luftarake”.

Putin ka paralajmëruar shtetet e huaja, që të mos ndërhyjnë në pushtimin e tij të Ukrainës, duke thënë se kjo mund të çojë në “pasoja që nuk i kanë parë kurrë”.

Rusia, tashmë, ka nisur sulme me raketa kundër ndërtesave në Kiev, Kharkiv dhe qytete të tjera të mëdha të Ukrainës, pasi kërcënon një sulm të gjithanshëm të paparë që nga koha e Luftës së Dytë Botërore.

Fjalimi i parë i Putin u interpretua gjerësisht si sinjalizues i një kërcënimi për përdorimin e armëve bërthamore nëse Perëndimi do të qëndronte në rrugën e tij.

Zhvendosja e këtyre forcave në statusin e alarmit të lartë është një mënyrë që Moska të dërgojë një paralajmërim.

Kalimi në statusin e alarmit ka të ngjarë ta bëjë më të lehtë lëshimin e armëve, por kjo nuk do të thotë se ekziston një synim aktual për t’i përdorur ato.

Rusia ka stokun më të madh të armëve bërthamore në botë, por gjithashtu e di se NATO-ja gjithashtu ka mjaftueshëm për të shkatërruar Rusinë nëse ato do të përdoreshin.