Kë do të fajësojë Putini për shpërthimin në urën e Krimesë?
Presidenti rus, Vladimir Putin, do të mbajë nesër, 10 tetor, mbledhjen e Këshillit të Sigurimit.
Lajmi për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit u bë i ditur nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, shkruan The Guardian. Mbledhja vjen pas një shpërthimi të shtunën, 8 tetor, që shkaktoi shembjen e një pjese të një ure që lidh gadishullin e Krimesë me Rusinë.
Ndërkohë autoritete ukrainase kanë bërë me dije se numri i viktimave nga bombardimet ruse në Zarpozhija është 12 dhe jo 17 siç kishin njoftuar më parë.
Menjëherë pas sulmeve, këshilli i qytetit tha se 17 persona u vranë, por më vonë sqaroi dhe tha se viktimat janë 12.
Sekretari i këshillit të qytetit Anatoliy Kurtev tha se raketat goditën qytetin gjatë natës dhe se të paktën 20 shtëpi private dhe 50 ndërtesa banimi u dëmtuan. Të paktën 40 njerëz shkuan për ndihmë në spital dhe dhjetëra të tjerë po trajtoheshin për lëndime mesatare deri të lehta, postoi zoti Kurtev në kanalin e tij Telegram.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…