BOTA

Putini po i humb ushtarët më të mirë: Trajnimi i tyre i kushtoi me miliarda

Sipas të dhënave të BBC-së në Rusi, ky shtet ka humbur më shumë se 900 ushtarë elitarë që nga nisja e pushtimit të Ukrainës. 337 marinsë, 245 pjesëtarë të njësisë speciale të Gardës Kombëtare, 151 zyrtarë të inteligjencës ushtarake dhe 144 parashutistë elitarë kanë vdekur deri tash.

Shërbimi inteligjent rus dhe Garda Federale kanë përjetuar 20 humbje. Janë vrarë edhe 67 pilotë ushtarakë. Trajnimi i pilotëve merr kohë 17 vjet dhe kushton rreth 14 milionë dollarë për individ.

Javën e shkuar, ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, deklaroi se Rusia ka humbur 80 mijë ushtarë që kur kaloi kufirin në Ukrainë më 24 shkurt.

Në fund të marsit, Rusia pranoi vdekjen e 1351 ushtarëve, por që nga ajo kohë s’ka përditësuar listën e të vrarëve.

Sipas disa analistëve perëndimorë, njësitë e kombinuara ushtarake ruse kanë dëshmuar se nuk kanë qenë fort të gatshme për operacione sulmi. Si rezultat, detyrat kanë ngecur që në fillim dhe për detyrat e tyre u inkuadruan forcat speciale, marinsët dhe parashutistët, transmeton “Jutarnji”. Është pikërisht për shkak të kësaj që njësitë elite ushtarake pësuan humbje të mëdha dhe vështirë të kompensueshme.

Humbjet e mëdha ushtarake dhe të shërbimeve inteligjente

BBC-ja ka siguruar të dhënat për vdekjen e 151 pjesëtarëve të shërbimit inteligjent ushtarak rus. Kjo i bie të jetë një në katër zyrtarë. Sipas Michael Kofmanit, ekspert në Qendrën për Analiza Ushtarake, për çdo ushtarë rus të vrarë janë edhe 3.5 të plagosur. Duhen të paktën katër vjet për të trajnuar një lejtënant me kualifikimin e duhur profesional. Atij i duhen edhe katër vjet tjera përvojë për t’u bërë kapiten. Pra 8 vjet trajnime.

Në kohë paqeje, forcat e sigurisë së Gardës Ruse zakonisht specializojnë në përballje me demonstrata si dhe operacione për arrestime të personave specifikë apo në përleshje të vogla të armatosura. Megjithatë, Garda Kombëtare u dërgua në Ukrainë qysh në ditën e parë të pushtimit. 245 pjesëtarë të saj kanë humbur jetën. Të paktën 16 prej tyre kanë grada speciale.

Në mesin e të vdekurve ka edhe zyrtarë të njësive më sekrete. BBC ka shkruar se të paktën 20 pjesëtarë të inteligjencës kanë vdekur. Janë përmendur disa emra me grada shumë të larta që raportohet të kenë vdekur në Ukrainë. Nëse ata janë vrarë në luftë, konsiderohet humbje e madhe për forcat speciale ruse. Herën e fundit kur njësiti “Alfa” ka humbur më shumë se tre zyrtarë për vetëm gjashtë muaj ka qenë në periudhën 1995-1996 – pas sulmeve të mëdha në Budonovsko dhe Pervomajsko.

Humbja miliardëshe nga vdekja e pilotëve

Parashutistët zënë një të pestën e të gjithë ushtarëve rusë të vrarë gjatë luftës në Ukrainë. Goditja më e madhe në ditët e para të luftës ishte dështimi i aeroplanëve luftarakë. Sipas BBC-së, janë vrarë 14 parashutistë elitarë të Brigadës Speciale. Për krahasim, në shtatë vjet të operimeve ushtarake ruse në Siri, ishin vrarë vetëm tre ushtarë të kësaj brigade.

Janë vrarë edhe 56 marinsë, përfshirë komandantin.

Deri më 1 shtator, 67 pilotë ushtarakë rusë kanë vdekur në Ukrainë. Është kategori speciale e humbjeve, pasi ky grup është i përbërë nga top-specialistë dhe ndër më elitarët në gjithë botën. Trajnimi i një piloti mund të zgjasë nga 15 deri 17 vjet dhe kushton 12 deri 14 milionë dollarë.

Të paktën pesë pilotë që vdiqën ishin mbi 50 vjeç. Ata ishin në prag të pensionimit. Pjesëmarrja e tyre në luftëra ishte dëshmi e mungesës së gjeneratave të reja të kualifikuara.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

25 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

5 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

15 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

19 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

19 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

23 orë ago