Presidenti i Rusisë Vladimir Putin shkarkoi Dmitry Rogozin nga kreu i korporatës shtetërore “Roskosmos” dhe emëroi ish-zëvendëskryeministrin e Rusisë Yuri Borisov në postin e tij.
Dekreti u publikua në faqen e internetit të Kremlinit.
“Të emërohet Yuri Borisov si drejtor të përgjithshëm të Korporatës Shtetërore për Aktivitetin Hapësinor “Roscosmos”. Dekreti hyn në fuqi nga dita e nënshkrimit”, thuhet në dokument.
Putin e shkarkoi Borisovin nga detyrat e tij si zëvendëskryeministër i Rusisë.
Rogozin është në krye të “Roscosmos” që prej 24 majit 2018. Para kësaj, ai mbante postin e Zëvendëskryeministrit të Qeverisë Ruse për Kompleksin Ushtarak-Industrial. Pas emërimit të Rogozin në krye të “Roscosmos”, Borisov mori atë post.
Përpara se të emërohej në postin e zëvendëskryeministrit, Yuri Borisov ishte zëvendësministër i Mbrojtjes që nga viti 2012.