Profesori nga Parisi, Nezir Kraki është përplasur virtualisht me gazetarin Berat Buzhala.
Përmes postimeve në Facebook, Kraki dhe Buzhala kanë kritikuar dhe ‘thumbuar’ njëri-tjerin.
Fillimisht, ishte Buzhala që tha se Kraki i kishte kërkuar të bënte foto me të, ku madje tha se “tash qenushi e shanë idollin e vetë”.
E mënjëherë reagoi edhe Kraki, ku e quajti Buzhalën gënjeshtar, të paftyrë, budalla.
“Kshtu që mos u lodh kot me i shit parisienit fore të lodhta të Çabiqit se po dokesh hala ma qesharak se kur shkrujshe për UÇK-në edhe pse krejt Kosova e kishte të qartë që je prodhim i një bashkëpuntori t’Serbisë”, deklaroi Kraki, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë i Berat Buzhalës
Kurrgjo nuk eshte definitive nese nuk ka fole edhe Nezir Kraki prej Parisit.
Kam deshmitare, s’po du me jau permend emnat, ne vitin 2016 m’ka pas lype me qiri e me pishe neper Paris vec me e bo nje foto me mu 🤣. Ne kafe Rostand m’ka pas gjete.
Jam kane me Lleon e Shpendin me keqyr Shqipnine ne kampionat Evropoan.
Tash qenushi e shane idollin e vete 🤣✌️.
Postimi i plotë i Nezir Krakit
Rrenc njehere, rrenc perhere
Ose i paftyre njehere, i paftyre perhere
Berati paska thone sonte qe e kam lyp me bo foto me to n’Paris.
Merreni me mend, edhe per nje gje kaq bazike e kaq lehte te verifikushme ky idiot rren se tash qe krejt rrenat me grenellat e me batonat i kane shku huq, kqyr me shpik « rrena humoristike » me te cilat keshin redaksia e vet. Dmth ka arrit ne piken ku edhe jeten e ka FAKE NEËS jo veç lajmet budalla.
O Berat, o hajvan une me Shpend Limonin kam shkru kur e kam pa qe eshte n’Paris ne 2016, se kam pase dhe kam respekt per to.
Qe prova qysh tkam lyp dhe bile erdha me shume vonese (nga ngutia me t’pa sigurisht) dhe foto as qe mka shku menja me bo. Bile ju keni nejt edhe te nesermen n’Paris e une prape mbeta pa e bo foton me ty 😂 bali zanave.
Ti ne vend qe me mu falenderu per sqarimet rreth Café Rostand e rreth Kadarese se kishe ardhe si hut aty pa ia pase idene, qohesh e rren pa nevoje bre myrtyqyp.
Kshtuqe mos u lodh kot me i shit parisienit fore te lodhta te Çabiqit se po dokesh hala ma qesharak se kur shkrujshe per UÇK-ne edhe pse krejt Kosova e kishte te qarte qe je prodhim i nje bashkpuntori t’Serbise.
P.s. Shpend te kerkoj falje qe e nxora biseden ketu po as ti ske pase fat me sa zagarin tka ra me punu.