POLITIKE

Qëndrimi i ftohtë me Ramën, Kryeministrja e Serbisë: Nuk mund të jem e përzemërt me një njeri që kërkoi sanksione për Serbinë

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç pati një përshëndetje të ftohtë dhe protokollare me kryeministrin Edi Rama në samitin e sotëm të Procesit të Berlinit në Tiranë.

Për qëndrimin e saj të akullt ajo u shpreh që vjen prej faktit se Rama kërkoi vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë për sulmin e 24 shtatorit në Veri të Kosovës. Kjo sipas saj, nuk është në përputhje me marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe as me atë që po bëhet me iniciativën e “Ballkanit të Hapur”.

Brnabić u përgjigj se “ndjehej kështu dhe se nuk mund t’i thoshte lamtumirë përzemërsisht njeriut që bëri thirrje për vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë .

Ne duam marrëdhëniet më të mira të mundshme me Shqipërinë, si me të gjithë në rajon. Nuk jemi thjesht politikanë, jemi edhe njerezorë. Dhe keshtu ndihem, nuk jam e kenaqur, nuk e di pse e ka bere, nuk ka fare kuptim, nuk eshte ne perputhje me marredheniet e mira fqinjesore apo ne perputhje me iniciativën e Open Balkan”, tha Brnabić.

Pasi mbaroi sesioni parë i punimeve për Samitin e Procesit të Berlinit liderët e Bashkimit Europian dhe ata të Ballkanit Perëndimor realizuan foton familjare, por e vetmja që mungoi ishte kryeministrja e Serbisë. Por në një reagim për medien Serbe Brnabiç tha se ka qenë e pranishme në foton familjare, megjithëse në foton e publikuar në faqen e Këshillit Evropian, mungonte.

Kryeministrja e Serbisë s’mori pjesë pasi fotoja u realizua me flamujt e vendeve pjesëmarrëse, mes tyre edhe flamuri i Kosovës dhe ky i fundit duket hapur se ka bezdisur kryeministren serbe. Për të njëjtën arsye, rreth dy javë më parë edhe ministri i Jashtëm Ivica Daçiç nuk mori pjesë në foton familjare në ministerialin e Ministrave të Jashtëm BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

5 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

15 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

19 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

19 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago