Qeni i Putinit në kulmin e fantazisë: Planifikon “çmilitarizimin” e NATO-s

Ksimineli mesjetar çeçen Ramzan Kadyrov del me plane “të mëdha” për çmilitarizimin e shteteve të Aleancës së Atlantikut të Veriut, e para prej të cilave, pas rënies së Ukrainës , do të jetë Polonia.

Ai postoi një video me ndihmësin e tij, komandantin e detashmentit terrorist çeçen  Akhmat, Apty Alaudinov, të cilin, sipas Kadyrov, më në fund arriti ta takonte.

“Planet janë madhështore. Tashmë jemi duke zhvilluar një plan për çmilitarizimin e vendeve të NATO-s , dhe i pari në radhë pas kapjes së Kievit është Polonia,” shkroi Kadyrov në kanalin e tij Telegram.