LAJME

Snajperisti i UÇK-së nga mbi një kilometër largësi e vrau snajperistin serb më 1998

Snajperisti i UÇK-së, nga mbi një kilometër largësi e kishte ekzekutuar snajperistin serb më 1998, por kjo vrasje nga distanca e kishte tërbuar makinerinë serbe, për çka kishte nisur hakmarrjen ndaj civilëve.

Rrethimi i Sarajevës nga ushtria dhe paramilitarët serbë u zbatua edhe në Rahovec. Snajperistë kudo në kulmet e shtëpive, civilë të vrarë rrugëve e shtëpi të shkatërruara. Listën e eliminimit e mbante një snajperist me përvojë në luftën e Kroacisë. Korrikun e nxehtë të 98-s snajperisti serb me prejardhje nga Prizreni po e kalonte në kullë vrojtuese që atë kohë shërbente për shoqatën e gjuatarëve.

Veprimtarë politikë, burra gra e fëmijë e gjetën vdekjen nga dora e tij, deri sa një ditë u përballë me djemtë e UÇK-së. Vrasjet dhe terrorin që snajperisti serb po e ushtronte brenda qytetit në Rahovec po e vëzhgonte Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Më 19 korrik të vitit 1998 nga një distancë mbi një kilometër, paramilitarin serb e elimioni snajperisi i UÇK-së.

Vrasja nga mbi një kilometër distancë e tërboi makinerinë serbe, për çka filluan hakmarrjen në civilë. Të vënë para tytave të armëve ata gjetën strehim në Teqen e Sheh Medinit. Në oborrin e Teqes dhe shtëpive afër bashkë me mbi katër mijë civilë, ishte edhe djali i nikoqirit Ylvi M. Shehu. Të nesërmen kur babait të tij, Sheh Midenit i erdhi lajmi se nisën masakrat, Ylviu tregon se nga frika filluan të shpërndahen.

Kolona e civilëve u nis rrugës kryesore, gjithmonë nën vëzhgim të snajperistëve e po ashtu të serbëve lokalë të cilët prisnin vetëm urdhrin. Ekzekutimi pa mëshirë, sipas Shehut, nisi kur arritën njërës nga xhamitë brenda qytetit.

“Krejt populli mbi katër mijë veta ishim nisur rrugës kryesore dhe erdhëm këtu. Kur kanë filluar me “krisë” kanë kshyr se kush është me kapuq të bardhë (plis). Kanë kërsitë një herë në atë masën tjetër që me i kapë plumbat edhe ata përmbrapa. Këta dy pushko-mitroleza me sy të mi i kam pa qysh deri në gjysmë metre i kanë qu fishekët me dorë”, ka thënë Ylvi M. Shehu, Dëshmitar

Disa i ekzekutuan afër xhamisë, ndërsa pjesa tjetër u vranë mizorisht tek lapidari që sot mbanë emrat e shumë civilëve të vrarë. Shehu bashkë me një grup arritën që t’i shmangen ekzekutimit.

Ai shpëtoi por jo edhe babai i tij, të cilit serbët iu hakmorën për rolin mbrojtës ndaj civilëve. Sheh Mideni u vra në oborrin ku i strehoi mbi katër mijë bashkëqytetarë.

“Babai im duke ecur kishte në krahët e tij dy policë serbë, ndërkohë prapa tij po qëndronte edhe një polic tjetër. I njëjti me armë në anën e majtë të krahrorit nga prapa e godet me tre plumba. Babai shtrihet për tokë në hyrjen i vdekur. Unë nuk e kam gjetur por një person tjetër e ka marrë trupin e tij dhe brenda shtëpisë e ka ruajtur për disa ditë”, rrëfen me emocione për babain e tij, djali Ylvi M. Shehu.

Bashkë me babain e tij në oborrin e Teqes është vrarë edhe shërbyesi i tij e po ashtu edhe një person tjetër. Gjatë kësaj ofensive serbët vranë dhe masakruan mbi 150 shqiptarë, shumica civilë të pambrojtur. Disa u zhdukën e disa u morën peng. Organet e pushtetit serb në Prizren, më 22 korrik 1998, në varrezat e qytetit hapën dy gropa të mëdha ku i varrosën shqiptarët e vrarë gjatë ofensivës në Rahovec.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

6 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

16 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

21 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 ditë ago