LAJME

Qeveria del me vendim për targat serbe dhe kalimin e shtetasve serbë në kufi

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen 85-të, e zhvillua në mënyrë elektronike ka miratuar vendimin për të mundësuar regjistrimin e automjeteve me targa “RKS” për të gjitha automjetet e pajisura me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”, si de vendimin për kalimin e kufirit shtetëror nga qytetarët me dokumente personale të lëshuara nga autoritetet e Serbisë.

“Pronarëve të automjeteve të pajisura me targa të lartcekura është mundësuar që nga 10 qershori i vitit 1999 deri më datën 21 prill 2022, regjistrimi i mjeteve me targa RKS”.

Sipas këtij vendimi regjistrimi do të fillojë në fillim të gushtit dhe do të zgjasë deri më 31 shtator.

“Vendimi ka karakter të papërsëritshëm pas përfundimit të periudhës së vlefshmërisë”, thuhet në komunikatën për media e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.

Më tej komunikata njofton se miratimin e kabinetit qeveritar ka marrë edhe vendimi sipas të cilit çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror me dokumente të identifikimit personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, do të detyrohet të pajiset në pikë-kalimet kufitare me një fletë-deklarimi që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumentit të tillë.

“Fletë-deklarimi do të krijojë bazë për qarkullim në territorin e Republikës së Kosovës dhe për shfrytëzim brenda institucioneve shtetërore”.

Qeveria gjithashtu ka njoftuar se afati i regjimit të stikersave do të vlejë deri më 31 tetor të këtij viti.

“Gjithashtu, sipas vendimit, automjetet me targa të regjistrimit të Serbisë që paraqiten për kalim të kufirit shtetëror dhe kanë për qëllim të lëvizin në territorin e Republikës së Kosovës, duhet të kenë të vendosur ngjitësin në pjesën e simboleve dhe emërtimit shtetëror, nga data 01.08.2022. Mekanizmi i tillë do të vlejë deri me 31.10.2022”.

Në shtatorin e vitit të kaluar Qeveria kishte vendosur reciprocitet për targa të veturave. Nga ajo kohë, veturat me targa të Serbisë që futen në Kosovë duhet të mbulojnë simbolin shtetëror, njëjtë siç veprohet edhe me veturat që kanë targa RKS kur futen në Serbi.

Deri para këtij vendimi, veturat me targa serbe lejoheshin në Kosovë, ndërsa ato me targa RKS, ku futeshin në Serbi, merrnin një targë të përkohshme, që e lëshonte Beogradi zyrtar me pagesë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

5 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

8 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

8 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

10 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

10 orë ago