POLITIKE

Qeveria e re serbe, plot me “spiunë”, Vuçeviç kthen Vulinin e sanksionuar dhe të sapodekoruar nga Putin

Kryeministri i mandatuar i Serbisë, Millosh Vuçeviç, prezantoi përbërjen e re të qeverisë së tij. Ajo që bie në sy është rikthimi i Aleksandër Vulin, i cili do të mbajë postin e zëvendëskryeministrit.

Ish-kryespiuni serb, u largua nga të gjitha funksionet, vitin e kaluar, pasi Thesari Amerikan e përfshiu atë në listën e zezë, duke e sanksionuar për shkak të politikave destabilizuese në Ballkan, por edhe bizneseve të paligjshme me kriminelë.

Pavarësisht se është i padëshiruar nga Shtetet e Bashkuara, Vulin është tepër i dëshiruar nga Rusia, me presidentin Vladimir Putin që e dekoroi atë me urdhrin e miqësisë, këtë janar.

Nuk dihet nëse rikthimi i tij në qeverinë serbe ka lidhje me ndonjë ndikim nga Moska drejt Beogradit zyrtar. Për ministër të Jashtëm, Vuçeviç zgjodhi këtë personazh.

Bëhet fjalë për Marko Gjuriç, që mban postin e ambasadorit të Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai është një personazh mjaft i njohur në Kosovë, pasi tentoi të sfidonte autoritetet duke hyrë ilegalisht kur mbante postin e drejtorit të të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe.

Ivica Daçiç është shpërblyer me postin e ministrit të Brendshëm, pavarësisht se në zgjedhjet e fundit mori një rezultat tepër të dobët.

Për ta pasuar në drejtim të Ministrisë së Mbrojtjes, Vuçeviç ka zgjedhur Bratislav Gashiç. Ky i fundit ka udhëhequr Agjencinë e Inteligjencës dhe të Sigurisë për 5 vite.

Vuçeviç gjatë prezantimit të emrave, nënvizoi se qeveria e re do të ruajë interesat kombëtare.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Amerikanët: Humbëm një aeroplan në Irak. Operacioni i shpëtimit është duke u zhvilluar

Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ngritja e çmimeve: Shtrenjtohen edhe vitrat e BIK-ut

Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Skandal në Kishën Ortodokse Serbe/ Kryepeshkopi Porfirije Periq akuzohet për abuzime dhe presion psikologjik ndaj punonjësit të Kishës

Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…

11 orë ago
  • KRYESORE

Në QKUK konfirmohet shtatzënia e parë pas procedurës IVF, Vitia: Lajm që jep shpresë për shumë gra

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…

14 orë ago
  • KRYESORE

Arsyet prapa përçarjes Osmani – Kurti

Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…

14 orë ago
  • BOTA

Flamuri izraelit projektohet në zemër të Teheranit

Mes sulmeve amerikano-iraniane që po zhvillohen në Iran flamuri Izraelit  i projektuar në qendër të…

15 orë ago