POLITIKE

“Flamuri bullgar, provokim”/ “Mollë sherri” donacionet nga Bullgaria për Pustec

“Vendosja e flamurit bullgar në godinën e re të bashkisë Pustec është provokim”-kështu është shprehur Eftim Mitrevski nënkryetari i partisë Aleanca Maqedonase për Integrimin Europian në lidhje me donacionin e radhës të Bullgarisë në këtë bashki.

“Është krejtësisht provokim. Duhet shteti, organet kompetente të reagojnë se kjo zonë dihet që ka minoritet maqedonas, shtetas shqiptarë që kanë votuar kushtetuten e republikës së Shqipërisë, e respektojnë ligjet e këtij shteti, ne njohim dy flamuj, flamurin shqiptar dhe flamurin në këtë zonë të Maqedonisë”-tha Eftim Mitrevski, nënkryetar u partisë AMIE.

Nga ana tjetër kryetari i bashkisë Pustec Pali Kolefski ka mirëpritur donacionin e fondacionit” Kujtesa Bullgare “duke shtuar se çdo mbështetje në ndihmë të këtij komuniteti është i mirëpritur në qoftë se nuk ka prapavijë politike.

“Çdo donacion që nuk ka prapavija dhe prapaskena të cilat nuk dëmtojnë identetin e kësaj zone është i mirëpritur. Të gjithë të tjerat nuk i kemi qejf. Rikonstruksioni i kësaj zone e kanë bërë gjermanët. Shpresojmë të vazhdojmë bashkëpunimin me bullgarët pa prapavija, një donacion ti vije ne ndihme bashkisë”-tha Pali Kolefski.

Ambasadori bullgar në Shqipëri Ivajllo Kirov gjatë fjalës përshëndetëse ka përmendur mbështetjet e vazhdueshme të Bullgarisë në këtë zonë, duke e cilësuar atë shtetin investitor me të madh në këtë komunitet.

“Kemi bërë rikonstruksionin e shkollës, kemi sjellë ambulcana për njerëzit e bashkisë, janë dhuruar nga Bullgaria. Donacioni me i madh është ujësjellësi i fshatit. Të gjitha këto e bëjnë këtë fondacion investitorin me të madh në rajon. Në pikëpamje politike kjo ka rëndësi për disa arsye. Shqipëria për Bullgarinë është shteti me miqësor, jo vetëm në Ballkan por edhe në Europë”-tha Ivajllo Kirov.

Qeveria bullgare ka dhuruar këtë të martë pajisje zyre dhe kompjutera për godinën e re të bashkisë Pustec.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

10 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

11 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

21 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago