LAJME

“Qeveria juaj ta njohë Kosovën si serbe që të mos shpërthejë bomba”, mesazhet e rusit që kërcënoi Aeroportin në Rinas

Gjykata e Posaçme ka kthyer në SPAK dosjen penale ndaj një shtetasi rus, të akuzuar për dërgimin e një mesazhi kërcënues për bombë në aeroportin e Rinasit.

Sipas gjykatës së Posaçme, Prokuroria e Tiranës kishte dalë jashtë kompetencës së saj duke hetuar rastin e rusit Vladislav Urban dhe se hetimi ndaj tij për akuzën e “kanosjes për kryerjen e veprave penale me qëllim terroriste” duhet ishte regjistruar në SPAK.

Mesazhi kërcënues i 44-vjeçarit Urban u dërgua nga Greqia në dy adresa email-i të zyrës së Menaxherit Operacional në Rinas në shkurt të vitit 2023.

A2 CNN, zbardh përmbajtjen e mesazhit, ku rusi jo vetëm kërcënon me shpërthimin e një bombe nëse qeveria shqiptare nuk njeh Kosovën si serbe, por pretendohej pengmarrje e dy shqiptarëve, përcjellë Reporteri.

“Përshëndetje. Emri im është Vladislav Urban. Nëse po e lexoni këtë mesazh, atëherë ka një bombë në shtëpinë tuaj. Ju duhet të kërkoni nga qeveria juaj që ta njohë Kosovën si serbe që të mos shpërthejë bomba. Dhe për të bërë si thash, unë kam kapur dy shtetas shqiptarë dhe po i mbaj në shtëpinë time në Greqi në Nei Epivates, A… Nëse nuk respektoni, ata do të jenë në hall të madh. Keni 48 orë për të shpëtuar shumë jetë shqiptarësh”, thuhet në mesazhin e tij.

“ZVKosovo je Srbia”. Hetimi i nisur nga Prokuroria e Tiranës pas referimit të rastit tek anti-terrori dhe këqyrja e postës së dërguesit zbuloi se autori i tekstit ishte Vladislav Urban, i lindur në Moskë, Rusi dhe banues në Selanik, Greqi.

Përmes bashkëpunimit me palën greke, është mësuar se 44-vjeçari jeton i vetëm në adresën e pohuar në email, se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe se trajtohet me mjekim nga psikiatri.

Nga verifikimet e bëra në apartamentin e tij ka rezultuar se nuk kishte marrë ndonjë person peng. Por, Rusi Urban kishte precedentë të mëparshëm në kërcënimet me natyre terroriste në email.

Në janar të vitit 2023 ai ka dërguar maile në Aeroportin e Athinës dhe në një spital në Greqi me përmbajtjen “Jam taleban dhe në emër të Allahut do të vras grekë”.

Nga verifikimet në TIMS, ka rezultuar se Vladislav Urban nuk ka asnjë hyrje-dalje në territorin shqiptar, ndërsa ndaj tij është caktuar një masë sigurie “arrest në burg”, në mungesë.

Në shqyrtimin paraprak në Gjykatën e Posaçme, gjyqtarja Rudina Palloi, arsyetoi se vepra penale për të cilën është hetuar rusi është kompetencë ekskluzive e SPAK.

Në këtë mënyrë, gjykata konstatoi pavlefshmëri absolute të kërkesës për gjykim të Prokurorisë së Tiranës dhe kaloi dosjen në SPAK për vijimin e hetimit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

14 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

17 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

17 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

19 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

19 orë ago