Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndajë mjete financiare në vlerë prej 15 milionë eurove për mbulimin e shpenzimeve për furnizim me energji elektrike në komunat veriore.
Burime brenda Ministrisë së Financave dhe Transfereve i kanë thënë Insajderit se Qeveria e Kosovës, me buxhetin e ri i cili pritet të miratohet në javët në vazhdim ka marrë vendim që t’i ndajë 15 milionë euro për energjinë elektrike të veriut të Kosovës të cilët nuk e paguajnë qytetarët e asaj pjese.Qytetarët e këtyre komunave (Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq), nuk kanë paguar që nga mbarimi i luftës së fundit për energjinë e shpenzuar.
Që nga viti, 1999 deri në vitin 2017, faturat e shpenzuara të asaj pjese u janë faturuar qytetarëve të viseve tjera të Kosovës.Por, pas ankesave të shumta, Gjykata e Apelit, në fund të vitit 2017, kishte vendosur që kjo praktikë të pezullohet, sepse ishte joligjore.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…