Qeveria e Malit të Zi do të dominohet nga partitë, përkrahësit e të cilave nuk e njohin Kosovën dhe janë në anën e Rusisë në luftën kundër Ukrainës – tha drejtoresha ekzekutive e Qendrës për Edukim Qytetar Daliborka Uljareviq në një intervistë për Jutarnji list të Zagrebit.
Ajo gjithashtu theksoi se hulumtimet e fundit tregojnë se, pavarësisht gjithçkaje, shoqëria malazeze është ende e orientuar pro-perëndimore.
“Në anën tjetër, në ato struktura politike që tani janë në pushtet, me përjashtim të partive shqiptare, kemi një mbizotërim të atyre të cilëve lëvizja çetnike është më afër se ajo partizane, atyre që mohojnë gjenocidin në Srebrenicë. dhe pavarësia e Kosovës nuk është çështje e mbyllur për ta, ata që janë për Rusinë në luftën kundër Ukrainës, dhe si rrjedhojë nuk i përkrahin sanksionet apo konsiderojnë se ndikimi rus është i rrezikshëm për rajonin. Të gjitha këto nuk janë të drejtuara drejt Bashkimit Evropian dhe Perëndimit” – theksoi Uljareviq.
Kryeministri Milojko Spajiq, siç shtoi ajo, po e ka të vështirë të mësojë leksione politike dhe kjo e bën atë inferior ndaj aktorëve shumë më me përvojë të koalicionit “Për të ardhmen e Malit të Zi”./Pobjeda
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…