POLITIKE

Qeverisë i kërkohet që urgjentisht t’i sqarojë rrethanat e refuzimit të gazit amerikan

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) e sheh me shqetësim refuzimin, dhe veçanërisht mënyrën e refuzimit që Qeveria e Kosovës i ka bërë projektit të gazit dhe rrjedhimisht Marrëveshjes së Uashingtonit. Refuzimi pa alternativë që Qeveria i ka bërë programit të MCC-së dhe mungesa e transparencës për këtë proces dhe alternativat e tjera janë tregues për nevojën e menjëhershme për ndryshim të qasjes nga ana e Qeverisë. Përpara çdo refuzimi të këtij projekti, Qeveria do të duhej t’i ofronte publikut dhe partnerëve të MCC-së alternativën që Kosova ka zgjedhur. I kërkojmë Qeverisë që urgjentisht të sqaroj të gjitha rrethanat dhe arsyetimet e këtij refuzimi dhe të rishqyrtoj atë në kornizën e diskutimeve për rrugën e dekarbonizimit.

Pa miratim të Strategjisë së Energjisë dhe Planit Kombëtar për Energji dhe Klimë, pa udhëzues për largim nga qymyri dhe pa udhëzues të dekarbonizimit, Qeveria ka hequr nga tavolina njërin nga opsionet e mundshme në rrugën e tranzicionit të energjisë. Futja e infrastrukturës së gazit nga viti 2030 apo 2035 do të ishte një aset i mirë për reduktim të emetimeve kundër ndryshimeve klimatike dhe për përfundimin e infrastrukturës së gazit.

Kosova ende nuk ka miratuar Planin Kombëtar për Energji dhe Klimë dhe Strategjinë e re për Energji. Për më tepër, ende nuk ka një strategji për dalje nga qymyri. Qeveria e Kosovës, me refuzimin që i ka bërë opsionit të gazit, duhet të qartësohet se cila do të jetë rruga tjetër dalëse nga përdorimi i qymyrit. Eliminimi nga tavolina i opsionit të gazit tranzicional është një hap i madh. Minimalisht, Qeveria nuk duhej ta ndërmerrte këtë hap, pa një konsultim të hapur e të gjerë shoqëror, duke përcjellë atë edhe me një proces të rregullt të konsultimit publik ku do të mund të ballafaqoheshin opsionet.

Përfundimisht, konsiderojmë që vendimmarrja në çështjet e energjisë, nuk mund të merret pa marrë në konsideratë faktorët rajonal të çështjes. Të gjitha shtetet fqinje përveç Kosovës e kanë të zhvilluar infrastrukturën e gazit dhe e konsiderojnë atë, një dritare të mundshme në rrugën e tranzicionit. Nëse Kosovës, për dallim prej rajonit, qymyri po i del më i lirë dhe më pak ndotës sesa gazi, këtë duhet ta dëshmoj me kalkulime të sakta dhe me një strategji të qartë dalëse nga qymyri.

I kërkojmë Qeverisë dhe Ministrisë së Ekonomisë që të bëjë transparencën e plotë të procesit, përfshirë konsultat, afatet, përgjigjet dhe dokumentet përcjellëse që kanë çuar deri tek ky vendim. Këtë vendim, Qeveria duhet ta pasojë me një strategji të qartë dalëse nga qymyri dhe një plan të transformimit të sistemit tonë energjetik. Nuk mund të refuzohet një plan për mungesë kalkulimesh, pa një alternativë tjetër dhe me kosto të kalkuluara.

Largimi nga qymyri dhe dekarbonizimi i plotë e i përballueshëm nuk kanë alternativë!


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

7 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

17 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

21 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

21 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago